Serbia i përgjigjet Vjosa Osmanit: Nuk do të biem në gjunjë

Lajme

Serbia i përgjigjet Vjosa Osmanit: Nuk do të biem në gjunjë

Nga: F. B Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:46
Aleksandar Vulin

Ministri i brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin u përgjigj në deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që ka deklaruar se “Serbia duhet të bie në gjunjë” se sa të udhëhiqet nga Vuçiq Serbia nuk do të gjunjëzohet, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

"Me gjithë pajtimin e vendeve që duan të krijojnë shtetin e rrejshëm të Kosovës, nuk mund të harrohen të gjitha krimet e terroristëve shqiptar. Për derisa Vuçiq do të udhëheq Serbinë, vendi ynë nuk do të gjunjëzohet si do donte Vjosa Osmani”, tha Vulin për medie.

"Po të kishte fytyrë Osmani, siç ka stomak për fjalët që flet shumë do përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’ dhe serbëve të vrarë për shkak tregtisë me organe, para familjes Stoliq të vrarë në Gorazhdec, Grackë etj, ku janë varë civil serb, goran, rom, boshnjak bile edhe shqiptar që nuk kanë dashur të jenë pjesë e UÇK-së”

Nëse “iu besohet gënjeshtrave të osmanit për gjenocidin serb në Kosovë është sikur të ju besohet shqiptarëve që dogjën manastire se janë luftëtarë të vlerave evropiane e krishtere”, tha Vulin.

Gazeta përkujton se sot Vjosa Osmani për gazetën “Shpigel”  ka thënë se pret që Serbia të bie në gjunjë, duke shtuar se pret të zbardhet fati i të pagjeturve dhe pala serbe të mos bëjë tema krimet e regjimit të Millosheviqit dhe ruajtjen e trashëgimisë së saj”.

“Villi Brant njëherë pat thënë se kur mungojnë fjalët, dikush duhet të bie në gjunjë. Pikërisht këtë pres nga Serbia – të bie në gjunjë” tha Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat