Vuçiq reagon pas miratimit të Rezolutës së Srebrenicës

Lajme

Vuçiq reagon pas miratimit të Rezolutës së Srebrenicës

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 12:53
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar miratimin në Kuvendin e Kosovës, të rezolutës e cila njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.

Lidhur me këtë, Vuçiq ka thënë se për këtë kishte paralajmëruar, megjithatë për të e vetmja befasi del të jetë se ”Podgorica ishte më e zellshme dhe më e shpejtë se Prishtina”.

Siç shkruan danasi serb, Vuçiq ka kujtuar kur parlamenti malazez kishte miratuar rezolutën për Srebrenicën, dhe në atë rast kishte paralajmëruar se një gjë e tillë do të bëhej edhe në parlamentet në rajon.

Meqë thotë se të gjithë do donin të shprehnin qartë atë se ”serbët kryen gjenocid dhe të tregonin përvojën e tyre si gjoja fqinjtë e mirë, marrëdhëniet, por mbi të gjitha ato i japin goditje Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat