Avokati serb ia ‘shuan’ shpresat Serbisë: Me Albin Kurtit situata nuk përmirësohet , ja cili është synimi i kryeministrit të Kosovës

Lajme

Avokati serb ia ‘shuan’ shpresat Serbisë: Me Albin Kurtit situata nuk përmirësohet , ja cili është synimi i kryeministrit të Kosovës

Nga: N.Sh. Më: 9 korrik 2021 Në ora: 16:20
Toma Fila

Mediat serbe po shkruajnë vazhdimisht për personat e pagjetur serb në Kosovë.

Kosova online, shkruan se, tashmë kanë kaluar tre vjet që nga hera e fundit kur u lejua kërkimi i vendndodhjeve në Kosovë, ku supozohen eshtrat e serbëve të vrarë, dhe pastaj eshtrat e familjes Sutakoviq që u gjetën në Gjakovë.

Avokati serb Toma Fila deklaron se kërkimi për të zhdukurit dhe gërmimet në Kosovë do ta vështirësonin pozicionin e udhëheqësve të UÇK-së, të akuzuar nga Gjykata Speciale.

“Gërmimet në Kosovë dhe kërkimi i personave të zhdukur do ta vështirësonin pozicionin e të akuzuarëve në Hagë. Gërmimet gjithashtu do të tregonin pavërtetësinë e pretendimit se vetëm serbët kanë kryer krime”, thotë Fila, përcjell gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, situata nuk do të përmirësohet për sa kohë që Albin Kurti është Kryeministri i Kosovës.

"Çështja e të zhdukurve është politike, siç është çdo çështje tjetër në lidhje me Kosovën. Gazimestani, Ujmani, çdo pyetje që ngrihet, gjithmonë merrni të njëjtën përgjigje nga Albin Kurti - ai thjesht dëshiron njohjen dhe t'i bashkohet Shqipërisë më vonë. Do të qëndrojë kështu, për sa kohë që ai është në pushtet”, theksoi Fila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat