Akoma mbijeton Zambaku i Verdhë në lumin Drenica

Lajme

Akoma mbijeton Zambaku i Verdhë në lumin Drenica

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:10
Zambaku i Verdhë në lumin Drenica

Lumenjtë në Kosovë po shkatërrohen çdo ditë e më shumë.

E, përkundër kësaj, në lumin Drenica po vazhdon të mbijetojë akoma Zambaku i Verdhë.

Madje, ky zambak është vetëm në këtë lum dhe nuk gjendet në asnjë lum tjetër në Ballkan.

"Ndodh vetëm në Kosovë, që me para të taksapaguesve të investohet në kompani për t'i degraduar lumejtë, siç ka ndodhur me lumin Drenica, i cili prefton mespërmes vendlindjes time.

Për ata që nuk e dinë, lumi Drenica është i vetmi në Ballkan, në të cilin edhe përkundër degradimit të madh, ende mbijeton Zambaku i Verdhë.

Gjashtë lloje të peshqëve janë specie në zhdukje, besa as rosat e egra nuk i shoh askund!" thuhet në shkrimin e një qytetari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat