Dalin emrat, ish-agjenti tregon kush e dështoi misionin e EULEX-it në Kosovë – shqiptarë, serbë e ndërkombëtarë!

Lajme

Dalin emrat, ish-agjenti tregon kush e dështoi misionin e EULEX-it në Kosovë – shqiptarë, serbë e ndërkombëtarë!

Nga: N.Sh. Më: 13 korrik 2021 Në ora: 14:33
EULEX

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka treguar emrat e atyre që sipas tij, e dështuan misionin e EULEX-it në Kosovë.

Miftari përmes një postimi në facebook, shkruan se nga Kosova jan, ish-presidenti Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi dhe SHIK-u i ndihmuar nga UDB-ja serbe.

Ndërsa, shton se nga ndërkombëtarët janë Denjear Arndaudi, Xavier de Marnhac, Yves De Karmabo dhe një tjetër agjent francës, i cili ka jetuar edhe në Kosovë.

Të gjitha këto Miftari i ka shkruar në facebook, derisa tregon se agjenti frances që jetoi në veri të Mitrovicës, shkonte rregullisht në zyre të Hashim Thaçit.

Postimi i plotë:

Shërbimi sekret Francez DGSE, Denjear Arnaudi, Xavier Bout de Marnhac, Yves De Karmabo, dhe Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, SHIK-u i ndihmuar shumë nga UDB-ja serbe, janë ALFA dhe OMEGA që e deshtuan sabotuan minsionin Europian të ligjit EULEX-it në Kosovë.

Edhe një tjetër francez të DGSE (Pjer, Filip, Francis, Rokard...) kishte shumë emra që jetonte në Kosovë (në veriun e Mitrovicës) por rrinte rregullisht në zyre të Hashim Thaçit që detyronte prokurorët e EULEX-it mos të arrestonin njerëz të Prontos  A.S, S.G.....!

Ju gazetarë e mercenarë, pytne prokuroren e EULEXIT, britanezen Maria Bamieh se si ka kalu me Francez, ndërsa Fatmir Limajn nuk e ka ndjek EULEX as UNMIK-u, por e ka ndjek shoku i tij i ngushtë Hashim Thaçi e Kadri Veseli besa ju ka ndihmu boll edhe  Ilmi Reqica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat