Suzana Tahiri flet për tatuazhin e saj me figurën e ish-presidentit Thaçi

Lajme

Suzana Tahiri flet për tatuazhin e saj me figurën e ish-presidentit Thaçi

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 16:18
Suzana Tahiri

Suzana Tahiri shumë herë ka marr vëmendjen e publikut me tatuazhet e saj.

Kryesisht ajo mban tatuazh në krah ish-kryeministrin dhe ish-Presidentin, Hashim Thaçi.

Ndërkohë në një prononcim për media, Suzana Tahiri tregon se djali i Hashim Thaçit është kënaqur kur e ka parë ketë tatuazh.

“Është i kënaqur dhe shumë  i lumtur se babë e bir aq shumë ngjajnë sa më duket edhe Endriti është në krahun tim dhe se kjo ide më së pari e shfaqa unë”, ka thënë Tahiri.

Ndër të tjera, ajo tregoi dhe preferencat që ka për liderët e Shqipërisë, ndërkohë që veçoi dy politikanë të preferuar Edi Ramën dhe Saimir Tahirin.

E pyetur nëse kishte ndërmend të bënte tatuazh ndonjë prej liderëve shqiptar, ajo shprehet se në rast se do martohet do bëjë portretin e burrit të saj.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat