U alarmua edhe më herët për helmimet në Deçan, por institucionet heshtën

Lajme

U alarmua edhe më herët për helmimet në Deçan, por institucionet heshtën

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Faton Selmanaj zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje nga Deçani, ka reaguar lidhur me helmimin e 1 mijë e 500 qytetarëve në Komunën e Deçanit.

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se rasti i helmimit nuk është se ka ndodhur për herë të parë në këtë komunë.

"Muajin e kaluar, datë 3 Qershor, jam kontaktuar nga disa shokë e aktivist, nga disa fshtra të Komunes së Deçanit: Broliq, Dubovik, Prapaqan, Kryshec(Komuna e Pejës) etj, por që furnizohet me uj të pijes nga Komuna e Deçanit. Shqetësimi i tyre ka qenë i ngjashëm, helmimi nga uji i pijes, poashtu simtomat e banorëve kan qenë të ngjashme, me këto të helmimeve të tashme. Kan kërkuar ndihmë" shkruan Selmanaj.

Tutje, ai thotë se në konferencën e sotme në Deçan, nuk e than të vërtetën asnjëri nga protagonistët.

"Përgjegjësit për këtë situatë kan adresë, emër dhe mbiemer: Drejtuesit e Kompanisë Hidrodrini, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Drejtorësha e Insititutit në Pejë dhe Komuna e Deçanit(për mos mbikqyrjen dhe kontrollin e duhur)" shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat