Deputetja e PDK-së me një kërkesë për Qeverinë, pas dëmeve të shkaktuara nga breshëri

Lajme

Deputetja e PDK-së me një kërkesë për Qeverinë, pas dëmeve të shkaktuara nga breshëri

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 12:43
Breshëri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë një fond për kompensim të menjëhershëm për dëmet e shkaktuara nga breshëri gjatë ditës së djeshme në Skenderaj e qytete të tjera.

Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka shkruar se shumë kultura bujqësorë janë shkatërruar, ndërsa sipas banorëve janë dëmtuar edhe një pjesë e konsiderueshme e pemëve dhe perimeve të mbjellura.

Postimi i saj i plotë:

Dëme të konsiderueshme ka shkaktuar breshëri dhe stuhia e djeshme në qytetin e Skënderajt dhe fshatërat përreth.

Shumë kultura bujqësore janë shkatërruar ndërsa sipas banorëve janë dëmtuar edhe një pjesë e konsiderueshme e pemëve dhe perimeve të mbjellura. Përveq në Skënderaj, dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në qytete tjera të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ndajë nje fond për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komunat e Kosovës, në mënyrë që të ndihmohen shumë familje të cilat sigurojnë ekzistencën e tyre nga sektori i bujqësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat