Në këtë komunë nga ora 12 nuk do të ketë ujë

Lajme

Në këtë komunë nga ora 12 nuk do të ketë ujë

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar konsumatorët në komunën e Fushë Kosovës se për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme, është krijuar sërish turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit, si pasojë janë detyruar të ndërprejnë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj duke filluar sot në orën 12:00-15:30.

Kjo krejt, sipas tyre,  për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike.
“Njoftim,

Prishtinë, 19 korrik - Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, ju njoftojmë se , për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme  , është krijuar sërish turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit, andaj jemi detyruar që për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike të ndërprejmë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj duke filluar sot në orën 12:00-15:30.

Mbeteni të njoftuar deri në informacionin e radhës dhe në varësi të  kushteve atmosferike.

Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat