Greqia po përgatitet të njohë Kosovën?

Lajme

Greqia po përgatitet të njohë Kosovën?

Nga: F. B Më: 19 korrik 2021 Në ora: 11:19
Flamuri grek

Vizitat e shpeshta të zyrtarëve grek edhe nga Kosova në Athinë dhe Prishtinë si pyetje logjike edhe të ngjashme kanë çështjen nëse është në prag njohja, shkruan “Alo”, transmeton “Bota sot”.

Interaksioni mes Kosovës dhe Greqisë është bërë gjithnjë më i shpeshtë në gjysmën e parë të 2021, vizita e kryeministrit Kurti në Greqi javën që shkoi, ku e priti homologu i tij Kiriakos Mitsocakis, erdhi pas vizitave të ndërsjella të zyrtarëve të dy shteteve.

Si pjesë të vizitës së tij në Greqi kryeministri Kurti takoi shumë zyrtarë grek, përfshirë ministrin për mbrojtje kombëtare dhe liderin e opozitës Aleksis Cipras.

Ky është thellimi më i madh bilateral duke lënë hapësirë për shtrimin e çështjes nëse Greqia është pranë njohjes formale të Kosovës, që do ishte befasi duke marr parasysh se dy shtetet nuk ndajnë histori të raporteve të afërta diplomatike.

Në të vërtetë pozita e Greqisë përherë është e bllokuar në diçka si është stust quo në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj shtesë ndërkombëtare. Si anëtare e BE-së, Greqia ka deklaruar se është e hapur për pranimin e Kosovës vetëm pas arritjes së marrëveshjes për normalizim me ndërmjetësimin e BE-së me Serbinë, që ka krijuar probleme në përparimin në këndvështrimin e bashkëpunimit dhe partneritetit.

Kombinimi i mëdyshjes greke dhe angazhimi i Kosovës  dhe politika inerte kanë rezultuar me stagnim të raporteve mes dy shteteve. Mirëpo duket se gjërat kanë nis të ndryshojnë për mirë në qershorin e këtij viti me vizitën e ministrit të jashtëm grek në Kosovë, që është e dyta brenda një viti.

Gjatë vizitës ai ka shprehur gatishmërinë e vendit të vetë që të ndihmojë Kosovën në liberalizimin e vizave sikurse që ka shprehur mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, që është nënkuptuar si tregues i mundësisë së njohjes së saj në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat