Disa grafite në një park lojërash në Sishicë te Graçanica po cilësohen provokime për serbët, ka reaguar edhe Petkoviç

Lajme

Disa grafite në një park lojërash në Sishicë te Graçanica po cilësohen provokime për serbët, ka reaguar edhe Petkoviç

Nga: F. B Më: 22 korrik 2021 Në ora: 14:59
Graçanica

 Në parkun e lojërave në fshatin Sushicë tek Graçanica sipas medieve serbe janë shkruar grafite si UÇK, “Shqipëria është këtu” edhe grafite tjera në gjuhën shqipe, ka njoftuar RTV “Kim” duke e cilësuar vandalizëm të këtij parku, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Grafitet “UÇK” janë të turpshme edhe skandaloze në parkun e lojërave dhe vazhdim i provokimit ndaj serbëve në Kosovë, shkruan “Novosti” duke shtuar se ekstremistët janë trimëruar me veprime të pandalshme , duke mos kursyer as frikësimin e fëmijëve. 

Porositë e lëna janë si sugjerim se çdo gjë është shqiptare përfshirë këtu lojërat, poni, bari, betoni e lulet, vazhdon gazeta, ndërkohë që RTV Kim njofton se ky vendbanim është shumë etnik në afërsi të Graçanicës dhe nuk ka pasur deri tani asnjë inv=cident  ndërnacional.

Lidhur me këtë rast siç ndodh zakonisht ka reaguar edhe Petkoviç drejtor i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, duke i vlerësuar të turpshme e skandaloze grafitet.

“Grafitet “UÇK” në parkun e lojërave janë të turpshme e skandaloze në Suhicë, po vazhdon seria e provokimeve ndaj serbëve, e në këto veprime nuk po kursejnë as frikësimin e fëmijëve “ ka shkruar ai në profilin e tij në Tviter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat