Pa ujë të pijshëm disa lagje në Fushë Kosovë

Lajme

Pa ujë të pijshëm disa lagje në Fushë Kosovë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 09:32
Foto Ilustrim

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se disa lagje në Fushë Kosovë kanë mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të linjës DN 200 mm AC.

Në njoftim thuhet se dëmtimi është në mes të rrugës dhe në thellësi të madhe.

“Si pasojë e dëmtimit të linjës DN 200 mm AC në Fushë Kosovë në orën 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për këto lagje: fshati Bresje, Uglar, rruga ‘Nënë Tereza’ duke filluar nga Euromed ana e majtë deri te stacioni i trenit”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren intensivisht me sanimin e defektit.

Furnizimi me ujë rikthehet pas sanimit, me ç’rast ekipet po punojnë me kapacitete të plota për punë që defekti të eliminohet sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat