Beteja ndërkombëtare për Kosovën nga shtatori – kur të zbehet tërësisht vula e Trampit

Lajme

Beteja ndërkombëtare për Kosovën nga shtatori – kur të zbehet tërësisht vula e Trampit

Nga: F. B Më: 23 korrik 2021 Në ora: 12:24
Flamuri i Kosovës

Kur në fillim të shtatorit edhe formalisht të pushojë të jetë e vlefshme marrëveshja për moratoriumin për njohjen dhe çnjohjen e Kosovës, që Beogradi edhe Prishtina u obliguan të respektojnë, sipas aktiviteteve të institucioneve në Prishtinë, qysh tash po realizohet luftë e ashpër diplomatike për vendin tonë, shkruan “Sputnjik”, transmeton”Bota sot”.

Se Prishtina është në “startin e ulët” për lobim flasin edhe aktivitetet e kryeministrit Kurti, që në fillim të korrikut qëndroi në Athinë, ku nga kryeministri grek Micotakis kërkoi që republika helene të njoh pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër e bregut të Egjeut presidenti turk Erdogan ka premtuar të ndihmojë përpjekjet e Prishtinës për njohje të reja. Por cilat janë armët diplomatike serbe për kundërvënie  të agresionit nga Prishtina?

Çka duhet të bëjë Serbia?

Biseduesit e “Sputnjik” diplomatët me përvojë Zoran Milivojeviç dhe Vladislav Jovanoviç, theksojnë se paralajmërimet e potencuar më lartë tregojnë se as Prishtina, as ShBA nuk kanë respektuar moratoriumin , por pa ndal kanë punuar për pavarësinë e Kosovës.

Jovanoviç thekson se ShBA –të me atë që vendosen në marrëveshje që Izraeli të njoh Kosovën shkelën marrëveshjen qysh në nënshkrim, sipas tij Serbia do duhet tash të nis punën diskrete me vendet që janë të bindura se nuk ishte në rregull njohja e Kosovës.

"Ngrirja si duket iu deshtë shqiptarëve dhe miqve të tyre të organizohen për paraqitjet e reja. Moratoriumi ishte i çmuar për mbrojtësit e Kosovës për të fituar kohë, pasi ne u ndalëm dhe humbëm moment-umin. Por nuk është humbur shumë sa për të kompozuar dhe siguruar çnjohje tjera, për çka duhet qysh tash të punohet” tha Jovanoviç.

Serbia ka në dispozicion vazhdimin e aksionit diplomatik për të punuar me vendet që kanë pranuar pavarësinë që të tërhiqet, konsideron Milojeviç, duke shtuar se pikë nismëtare duhet të jetë se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur, se është në kompetencë të KS të OKB dhe se për paqe e stabilitet në rajon kërkohet zgjidhje kompromisi në dialog..

"Me shtet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet punuar që mos të ndryshojnë qëndrimin, ndërsa me partnerët në anën tonë duhet arritur pajtim për mbrojtjen e interesave tona, para së gjithave me anëtarët e KS sepse çështja e Kosovës është përgjegjësi e KS. Mbrojtja e rezolutës me Kinën edhe Rusinë, por edhe vendet tjera që nuk e kanë pranuar Kosovën si India, Indonezia, Brazili, Argjentina etj", sqaroi Milivojeviç.

Përvjetori i të pa inkuadruarve rast për ofensivën serbe

Rast i mirë që Serbia të shpreh qëndrimet e veta sipas dy biseduesve do të jetë përvjetori i organizatës së vendeve të pa inkuadruara që me 11 e 12 tetor do të takohen në Beograd, ku ndër ato vende ka shumë prej tyre që nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë vendet e mëdha si India, Indonezia, Irani etj.

"Krahas kësaj për Serbinë kanë rëndësi edhe parimet e vetë organizatës, si është mos-përzierja në punët e brendshme të vendeve tjera, ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial sikur parimi për mospërdorimin e forcës në raportet ndërkombëtare, Po ashtu mes vendeve të pa inkuadruara ka edhe shtete që janë në situata të ngjashme sikur Serbia”, tha Milivojeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat