Lëvizja Socialiste akuzon Stafanoviçin për vendosje e kufijve mes serbëve

Lajme

Lëvizja Socialiste akuzon Stafanoviçin për vendosje e kufijve mes serbëve

Nga: F.B Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:00
Borko Stefanoviç

Lëvizja socialiste përmes një kumtese për media ka theksuar se: “Atij që tentoi të vendos kufij mes serbëve, i pengon edhe mendimi më i vogël dhe mundësia që kufijtë mes serbëve në të ardhmen të largohen”, shkruan “Informer” transmeton “Bota sot”.

Atë që Borislav, përkatësisht Borko Stefanoviç tentoi të vendos kufij mes serbëve është krim i pastër dhe tradhti, për çka do duhej të përgjigjet. Këtë qytetarët e Serbisë nuk do ja harrojnë dhe nuk do të ja falin, thonë në Lëvizjen Socialiste.

Do të i duhet një ditë Borko Stefanoviçit që të përgjigjet për të gjitha që ka nënshkruar në emrin e Serbisë dhe në dëm të qytetarëve të saj.

“Përveç që kohë pas kohe na tregon se është i mjerë, na përkujton edhe se është i marr” thonë në këtë subjekt, shkruan “Informer”.

“Lideri ynë nuk pi kafe, këtë ia kemi lënë Stefanoviçit dhe pronarit të tij Gjilas, vetëm për të pi kafe ata janë të aftë dhe për të leh për Serbinë tek të huajt” thanë në Lëvizjen socialiste në fyerjen që funksionari i SSP Stefanoviç kishte bërë për kreun e socialistëve përkatësisht Vulinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat