Gjon Muharremaj vjen në Kosovë: Krenar që jam nga Suhareka

Lajme

Gjon Muharremaj vjen në Kosovë: Krenar që jam nga Suhareka

Nga: G.B Më: 27 korrik 2021 Në ora: 10:12
Gjon Muharremaj dhe Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim këngëtarin Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears.

Ai fitoi vendin e tretë në Eurovision, derisa përfaqësoi shtetin e Zvicrës, ku dhe jeton, përcjell Bota sot.

Muharremaj i ka ndarë mirënjohje nga Komuna e Suharekës Gjonit.

Ai ka thënë se me suksesin e tij e ka bërë krenar gjithë kombin shqiptar, Kosovën e Shqipërinë.

Ndërsa Gjoni ka thënë se është shumë krenar që gjendet në Kosovë.

“Jam shumë krenar që jam këtu, jam i Suharekës edhe i Gjinovcit dhe për mua është një gëzim i madh me përfaqësu edhe Kosovën edhe Shqipërinë. Unë kam lind në Zvicër por e kam origjinën nga këtu dhe është një kënaqësi e madhe me ju tregu tjerëve që kemi shumë talente në Kosovë dhe për mua është shumë qejf që po i marr këto nga ju. Faleminderit shumë”, u shpreh Gjon Muharremaj.

Përpos mirënjohjes, dhuratë ai mori edhe një pikturë të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat