Ministri i jashtëm gjerman Mass: Ndajmë dhimbjen me miqtë tanë në Kosovë dhe Kroaci për aksidentin fatal, kemi frikë se viktima ka edhe shtetas gjerman

Lajme

Ministri i jashtëm gjerman Mass: Ndajmë dhimbjen me miqtë tanë në Kosovë dhe Kroaci për aksidentin fatal, kemi frikë se viktima ka edhe shtetas gjerman

Nga: F.B Më: 27 korrik 2021 Në ora: 18:00
Heiko Mass

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Mass ka bërë një publikim në rrjetin social Twitter në të cilin ndër tjera ka shkruar se ndanë dhembjen me miqtë nga Kosova, transmeton “Bota Sot”.

Bëhemi pjesëmarrës në dhimbjen lidhur me aksidentin dhe familjet e viktimave në Kosovë dhe Kroaci ka thënë ai.

Mass ka shkruar në Twitter se së bashku me miqtë nga Kosova edhe Kroacia, merr pjesë në ndarjen e dhembjes për viktimat e këtij aksidenti të tmerrshëm.

“Së bashku me miqtë nga Kosova edhe kroacia bashkë-ndjejmë me familjarët e viktimave ë këtij aksident. Ekipet tona janë në kontakt të afërm ashtu që të ndihmohen ata që mbijetuan dhe pësuan lëndime. Kemi drojë dhe frikësohemi se ndër të vdekurit ka edhe gjerman” ka shkruar Mass.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat