Vuçiç “thumbon” Kurtin nga Shkupi: Do ketë gjithmonë konspiracionistë! Qëllimi ynë është i qartë

Lajme

Vuçiç “thumbon” Kurtin nga Shkupi: Do ketë gjithmonë konspiracionistë! Qëllimi ynë është i qartë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:53
Aleksandër Vuçiq

Në Forumin Ekonomik Rajonal që po mbahet sot në Shkup, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ‘thumbuar’ kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Teksa bëri thirrje për të lënë pas historitë e shkuara, Vuçiç i quajti teori konspirative mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë forum, e cila sikurse herët e tjera, e ka bojkotuar.

Vuçiç tha se duhet të ketë besim në bashkëpunimin e ri që po lind në rajon, pasi e gjitha po bëhet për të forcuar më shumë ekonominë.

“Të kaluarën duhet që ta lëmë pas, dobi vetëm do kemi nga kjo nismë. Gjithmonë do të kemi oponentë ndaj kësaj iniciative do të kërkojnë për teori konspiracioni. Nuk mendojnë për ekonominë ata dhe mendojnë vetëm për zgjedhjet,”-tha ai.

Më tej, Vuçi ka  theksuar rëndësinë e veçantë që ka projekti i Shengenit Ballkanik. Presidenti serb qartësoi se më 1 janar 2023 nuk do ketë kufij mes vendeve dhe se nga Beogradi për në Tiranë askush nuk do i ndalë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat