Brnabiç iu ankohet diplomatëve gjerman për presionin ndaj të kthyerve në Kosovë

Lajme

Brnabiç iu ankohet diplomatëve gjerman për presionin ndaj të kthyerve në Kosovë

Nga: F. B Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:54
Brnabiq

 Kryeministrja e Serbisë Brnabiç në takim me diplomatë gjerman ka nënvizuar përkushtimin e Serbisë për dialog që është me rëndësi për stabilitetin e të gjithë regjionit, por ka shprehur edhe shqetësimin për presionin ndaj të kthyerve serb në Kosovë, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Ajo sot ka biseduar me sekretarin shtetëror në ministrinë e jashtme gjermane  Migel Berger për raportet bilaterale dhe avancimin e tyre mes dy shteteve, reformat që kryen Serbia në rrugën e integrimit evropian dhe avancimin e bashkëpunimit në regjionin e Ballkanit.

“Integrimi evropian është qëllimi strategjik dhe prioriteti i Serbisë” ka thënë Brnabiç, duke shtuar se gjatë kryesimit slloven të BE-së pret hapjen e dy grupeve në metodologjinë e qasjes në BE, gjë që është sinjal pozitiv për vendin dhe përpjekjet që bënë në rrugën e saj integruese.

Ajo përmendi mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit, që është shumë me rëndësi.

Lidhur me sundimin e ligjit, sipas saj ai është prioritet kyç për Serbinë dhe qeverinë e sah, që po dëshmohet edhe me përkushtimin e realizimit të reformave për gjykatat dhe institucionet dhe efikasitetin e tyre.

Serbia është e përkushtuar për dialogun mes Beogradit e Prishtinës si me rëndësi për stabilitetin e regjionit, por ka shqetësim për situatën aktuale edhe presionin ndaj të kthyerve.

Përfaqësuesi i shefit të diplomacisë gjermane Berger theksoi rëndësinë e dialogut dhe shprehu përkushtimin e Gjermanisë për të ofruar mbështetje të plotë këtij procesi, për të gjetur zgjidhje konstruktive.

“Gjermania konstaton hapat pozitiv të shënuar nga Serbia dhe reformat në fushat fondamentale, që kërkojnë kohë, përkushtim dhe sjellin përfitime për qytetarët e Serbisë” tha ai, duke nënvizuar vazhdimin e mbështetjes nga Gjermania në rrugën evropiane të Serbisë.

Berger lidhur me bashkëpunimin regjional potencoi kontributin gjerman për avansimin e bashkëpunimit në Ballkan përmes “procesit të Berlinit “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat