Petkoviç sulmon Kurtin për deklaratën për reciprocitet, djegien e testeve të dhuruara, asociacionin dhe rrënimin e dialogut

Lajme

Petkoviç sulmon Kurtin për deklaratën për reciprocitet, djegien e testeve të dhuruara, asociacionin dhe rrënimin e dialogut

Nga: F. B Më: 2 gusht 2021 Në ora: 15:41
Petkoviç

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç ka thënë se Kurti duke përsëritur kërcënimin për vendosjen e reciprocitetit ndaj Beogradit zyrtar direkt po rrënon dialogun dhe të gjithë atë për çka jemi pajtuar në marrëveshjet e deritashme dhe hapur shkon në destabilizimin e situatës në terren, thuhet në kumtesën e kësaj zyre transmetuar nga “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

“Çështja e të ashtuquajturit reciprocitet është në të vërtetë eufemizëm në ngritjen e barrierave të reja ekonomike të cilave i ishin ekspozuar serbët gjatë taksës 100 për qind. Për këtë për Kurtin do ishte më mirë që në vend të këtyre paralajmërimeve të njëanshme që direkt rrënojnë dialogun, të përkushtohet në realizimin e marrëveshjeve të deritashme, posaçërisht atë për asociacionin e komunave serbe” thuhet në kumtesën e nënshkruar nga Petkoviç.

Deklaratat e këtilla të papërgjegjshme, përbëjnë vazhdimësi të obstruksionit të hapur të Kurtit ndaj dialogut dhe zyrtarëve nga Brukseli dhe “deri ku shkon urrejtja ndaj Beogradit zyrtar, dëshmon porosia e fundit nga Prishtina se do digjen të gjitha testet për covid -19 të dhuruara nga Beogradi”.

Petkoviç shtoi se Kurti duke sulmuar iniciativën “Ballkani i hapur” që duhet të mundësojë prosperitet edhe përfitime të reja ekonomike qytetarëve që jetojnë në këto hapësira edhe njëherë tregoi shkurt pamësi politike dhe “ngecjen në të kaluarën”.

"Është tepër e qartë se në Prishtinë nuk ka vesh për asnjë iniciativë politik nëse ajo ka lidhje me Beogradin dhe politika e vetme me të cilën ec Prishtina shpie në urrejtje kërcënim edhe shantazh” tha ai, duke shtuar se:

“Kurti duke qenë rob i politikave të së kaluarës që regjionin e kthejnë prapa me dekada” i bënë dëm të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë dhe që kanë nevojë për përparim ekonomik , jetë me të mirë dhe përballje me sfidat siç është covid-19 ddhe jo kërcënimi dhe djegia e testeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat