Në Shqipëri fillon konkretizimi i “Ballkan Open”/ Milazim Krasniqi tregon kush e ftoi Goran Bregoviqin në Korçë

Lajme

Në Shqipëri fillon konkretizimi i “Ballkan Open”/ Milazim Krasniqi tregon kush e ftoi Goran Bregoviqin në Korçë

Nga: N.Sh Më: 4 gusht 2021 Në ora: 21:06
Goran Bregoviq

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar pasi këngëtari serb Goran Bregoviq do të marrë pjesë në Korçë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook thotë se pjesëmarrja e Bregoviqit në Shqipëri është fillmi solemn i konkretizimit të “Ballkan Openit”, marrëveshjes së nënshkruar në Shkup nga liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Ai thotë se Bregoviq nuk shkon me zor në Shqipëri, por e ftuan votuesit shqiptarë që ia kanë dhënë mandatin Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Pjesëmarrja e Goran Bregoviqit në Korçë është fillim solemn i konkretizimit te "Ballkan Openit." "Fike s'e fike, bile me muzike", thotë një fjalë.

Sidoqoftë, atë tipin askush nuk ua sjellë me zor në Shqipëri. Atë e kanë ftuar votuesit shqiptarë që ia kanë dhënë Edi Ramës mandatin e tretë.

Besa e kanë pas dashte Bregoviqin edhe jo pak kosovare, deri sa ai ua ktheu me këngë-mesazhin "Kallashnjikov." Kurrë s'dona me u mbushë mend, bre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat