Teza e Pashiqit/Kjo ishte ideja e kamotshme e Edi Ramës për ta bërë Shqipërinë shtet vasal të Serbisë

Lajme

Teza e Pashiqit/Kjo ishte ideja e kamotshme e Edi Ramës për ta bërë Shqipërinë shtet vasal të Serbisë

Nga: M.L. Më: 6 gusht 2021 Në ora: 16:15
Edi Rama

Publicisti Milazim Krasniqi e quan “artificiale” çudinë e shumë njerëzve me ftesën që i është bërë për në Korçë, Goran Bregoviçit.

“Çudia artificiale/Ka vërshuar çudia e shumë njerëzve me ftesën idiote që i është bërë për në Korçë, Goran Bregoviqit, këngëtarit-ithtar të fashizmit serbomadh. Në fakt, askush nuk duhet të çuditet. Pse? Sepse Edi Rama i ka harxhuar moti të gjitha mundësitë për të çuditur ata që nuk e hanë sallamin për djathë”, është shprehur Krasniqi.

“Miqësia e tij e vjetër me Bregoviqin e me Vuçiqin, zdërhalljet me të e me Daçiqin në Nish e Beograd, simpoatia për Ivo Andriqin, procesi i Novi Sadit, përkrahja për idenë e shkëmbimit të territoreve, që do ta zhbënte shtetin e Kosovës, moti e kanë zbuluar serbofilinë e tij”, ka shtuar ai.

 

Sipas tij, moti është bërë e qartë se Edi Rama i përmbahet tezës së Pashiqit, sipas të cilës duhet të ekzistojë një Shqipëri e dobët, që të jetë nën influencën serbe.

“Pra, ai është duke e rikthyer Shqipërinë në shtet vasal të Serbisë. Prandaj me të ka më shumë problem Shqipëria, se sa Kosova. Prandaj duhet mobilizim në Shqipëri, për ta ndalë serbofilinë e Edi Ramës. Ai Kosovën po e dëmton, ama Shqipërinë ai është duke e mbajtur peng. Rrjedhimisht, shqiptarët e Shqipërisë e kanë përgjegjësinë, që të lirohen prej tekave të tij serbofile”, ka nënvizuar Krasniqi duke shtuar se Kosova duhet ta refuzojë Edi Ramën, për ta ndihmuar Shqipërinë.

“Dhe duhet ta forcojë unitetin kombëtar, sepse Kosova ka qenë dhe duhet të jetë edhe sot e në të ardhmen, vatra e shqiptarizmit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat