Pas shpërthimit të bombolës në Gjilan, policia jep detaje

Lajme

Pas shpërthimit të bombolës në Gjilan, policia jep detaje

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 09:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e një bombole të Gjilanit te “Shadërvani i artarëve”.

Rasti kishte ndodhur dje rreth orës 10:49, teksa policia bën të ditur se viktima kur kishte hyr në depo kishte ndezur cigaren  dhe kishte ndodhur shpërthimi i një bombole të gazit nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Po ashtu janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Është raportuar për një shpërthim në depon e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili kur kishte hyrë në depo kishte ndezur cigaren  dhe kishte ndodhur shpërthimi i një bombole të gazit nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos. Nga shpërthimi lëndime të rënda trupor e ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor. Përveç lëndimit të viktimës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat