Engdal: Sovraniteti kombëtar kërcënim për globalistët – Kosova është pjesë e luftës globale për ardhmëri të njerëzimit

Lajme

Engdal: Sovraniteti kombëtar kërcënim për globalistët – Kosova është pjesë e luftës globale për ardhmëri të njerëzimit

Nga: F.B Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:07
Frederik Uiljam Engdal

Populli serb në historinë e gjatë ka pësuar shumë, por përherë ka gjetur dalje dhe jam i sigurt se do ta bëjë prapë dhe sado që duket vështirë në këtë moment kjo, ka thënë gazetari amerikano-gjerman i pavarur dhe hulumtues i çështjeve ekonomike dhe njohës i Ballkanit Frederik Uiljam Engdal, shkruan “ Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

"Kësaj radhe është në goditje i gjithë njerëzimi dhe nëse këtë e kuptojmë, kjo na rritë mundësitë. NATO edhe BE sot nuk janë zgjidhje e mire për asnjë komb” tha Egdal, shkruan “Novosti”.

Konsiderohet se BE është konstruksion i falimentuar që ka qëllim të ju marr lirinë shteteve me qëllim të interesit global, ndërsa NATO është “dorë policore” e këtyre interesave, ka thënë ai.

Duke komentuar këtë krahas presionit ndaj Srpska, nga ShBA dhe BE arrijnë gjithnjë e më shumë kërkesa arrogante që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, Egdal thekson se të njëjtin plan  për shkatërrimin e qëllimshëm të Jugosllavisë dhe amonizimin e popullit serb e kanë aplikuar edhe në Kosovë.

"E gjithë kjo është pjesë e luftës globale për ardhmërinë njerëzimit. Secila formë e sovranitetit kombëtar edhe identitetit është kërcënim për globalistët nga DAvos, përfshirë këtu sovranitetin e Serbisë. Rusisë, Greqisë , kultura dhe historia e të cilave kanë shumë gjëra të përbashkëta ", tha Engdal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat