“Ti që ndihesh më afër Bregoviçit sesa cilitdo shqiptari të Kosovës shkofsh në...”

Lajme

“Ti që ndihesh më afër Bregoviçit sesa cilitdo shqiptari të Kosovës shkofsh në...”

Nga: M.L. Më: 8 gusht 2021 Në ora: 20:04
Rexhep Shahu

Publicisti Rexhep Shahu, i është drejtuar personave që e ndjejnë vetën më afër këngëtarit Goran Bregoviqit se sa shqiptarit të Kosovës me një mesazh të ashpër.

Në një postim në Facebook, Shahu ka komentuar debatin që po bëhet lidhur me ftesën për Bregoviçin duke treguar se çka nënkupton të përkrahësh këtë të fundit dhe jo bashkatdhetarët nga Kosova.

Postimi i plotë i Shahut:

Ti melez që ndjehesh me afër Bergoviqit se sa shqiptarit të Kosovës...

Të thuash se ndihem më afër me këngëtarin Bregoviq se sa me ca policë mendimi në Shqipëri a Kosove, apo se sa me shqiptarët jo enveriste të Kosovës se enveristet e Kosovës janë më Bregoviqin si Enveri me Titon, dhe për hater të Enverit janë gati të rivrasin të vraret prej serbëve në Kosovë, janë gati të të shiten kontemporane dhe t'u duken të trashe e nacionalista ata që ende kanë morte në shtëpitë e tyre për vrasjet e zhdukjet e te dashurve që ua kanë bere serbët, të mos marrësh anë, të mos bëhesh me shqiptarin e Kosovës, që nuk e don Bregoviqin për arsyet e tij qoftë thjeshtë emocionale, vetëm e thjeshtë se është shqiptar, vëlla gjaku, gjuhë, rrace me ty modern me kanotiere te palame e brek me m.., të mos sakrifikosh asgjë për hatër të shqiptarit të Kosovës, të mos sakrifikosh qoftë dhe pak minuta kënaqësi të shtirur sikur je rritur sallave mondane të koncerteve, tek dëgjon një këngëtar serb qoftë planetar ky këngëtar, të bëhesh me një këngëtar sado i talentuar serb dhe të mos skuqesh për dëshirën e vëllait shqiptar të Kosovës që po te lutet të mos i mbahen k.. në dorë këngëtarit Bergoviq sepse shqiptarit në Kosovë nuk ia duron shpirti zërin e tij, të mos e dëgjosh zërin e vëllait nga Kosova por të udhëhiqesh politikisht enverisht se atë këngëtar e ka nderuar me çelësin e Tiranes kryeministri i Shqiperise... dhe për këtë arsye duhet ftuar e nderuar, atëherë për të gjitha këto sa thashë më sipër, ti qe ndihesh më afër këngëtarit Bregoviq se sa cilitdo shqiptari të Kosovës që nuk e duron dot atë këngëtar serb a boshnjak a kroat apo jugosllav apo cigan, ti je një klysh b..., je melez dhe jo shqiptar safi rrënjë dhe shkofsh në ps. Hale, nevojtore, qenef.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat