Nexhmedin Spahiu: A e kuptoni këngën “Kallashnikov”?! Bregoviç i ftuar në Korçë për...

Lajme

Nexhmedin Spahiu: A e kuptoni këngën “Kallashnikov”?! Bregoviç i ftuar në Korçë për...

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 11:13
Nexhmedin Spahiu

Profesori dhe publicisti Nexhmedin Spahiu ka dhënë shpjegimin më të qartë për ata shqiptarë që ende janë të vagullt dhe nuk po e kuptojnë protestën qytetare ndaj pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç në katër ditët e festës së birrës në Korçë më 18-22 gusht.

“A e kuptoni tekstin e këngës “Kallashnikov”?- ka pyetur Spahiu gjatë një debate së fundmi në media për këngën e famshme të Bregoviçit. – A e nënkuptoni nëntekstin “vrisni në masë”?! Kjo ishte paraloja e Srebenicës.

Në Serbi ka mjaft këngëtarë, artistië, intelektualë e politikanë që Kosova dhe Shqipëria duhet t’I nderojë, por jo kallashnikovin e Bregoviçit.

Sfondi politik është ky: Bregoviç është ftuar në Korçë për t’u thënë kosovarëve “rrini pak anash, se tani kemi prioritet 6-7 milionë pushues potencialë serbë”. Kjo është e drejtë sovrane e Shqipërisë dhe kosovarët nuk kanë pse ndërhyjnë këtu, por vetëm ta kuptojnë mesazhin dh eta duan më shumë Kosovën e tyre” ka theksuar analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat