Çun Lajçi i rrëfen Ramë Lahajt historinë prekëse

Lajme

Çun Lajçi i rrëfen Ramë Lahajt historinë prekëse

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 13:33
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi ka treguar se e ka pasur historinë e ngjashme me atë të tenorit Ramë Lahaj i cili të shtunën e shkurtoi programin e koncertit pasi njoftoi se i kishte vdekur nëna.

Lajçi ka thënë se në vitin 1972 derisa po dilte në skenë për të luajtur shfaqjen “Hamleti”, i kishte ardhur lajmi se i ka vdekur nëna.

Lajçi thotë se për këtë nuk iu kishte treguar as kolegëve, pasi salla ishte e mbushur me shikues të cilët kishin shkuar për ta parë shfaqjen.

“Eh more artist! S’ma beson, por po ta them, se njisoj si ty me pati vdekë nana me 1972. Isha tue dalë n’skenë me luejt Halmetin kur mora lajmin, si ti “sot t’ vdiq nana”. Nuk u tregova kolegve, sepse salla ishte përplot shikues. Dola dhe e luejta shfaqjen, e pastaj mora rrugë natën për Pejë! Oh sa ta njoh dhimbjen artist, por bahu i fortë se nanat na ikin gjithmonë pa na e hequr mallin!”, ka shkruar Lajçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat