Basha: Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret

Lajme

Basha: Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 07:28
FSK

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka falënderuar Kosovën për ndihmën e dhënë në betejën me zjarret në tunelin e Kalimashit.

“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!

Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda,është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore.”, shkruan Basha.

Kujtojmë që zjarri është shuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat