Vdes një mërgimtar nga Podujeva, ishte duke udhëtuar me veturë për në perëndim me familjen e tij

Lajme

Vdes një mërgimtar nga Podujeva, ishte duke udhëtuar me veturë për në perëndim me familjen e tij

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 09:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur, derisa ishte duke udhëtuar me veturë për në perëndim me familjen e tij.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim, për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat