KFOR-i po përgatitet për situata - "por tashmë po shohim se situata po përshkallëzohet"

Lajme

KFOR-i po përgatitet për situata - "por tashmë po shohim se situata po përshkallëzohet"

Nga: F. B Më: 11 gusht 2021 Në ora: 21:02
KFOR

Jelena Miliç konsideron se stërvitja operative e forcave ndërkombëtare në Kosovë e paralajmëruar për fund-gusht dhe fillim-shtator shkojnë në dobi të ruajtjes së sigurisë, por nuk duhet harruar se KFOR vlerësohet si shtyllë e mbrojtjes së serbëve dhe trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë “bile edhe më gjerë në regjion”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Testimi i aftësisë operative të misioneve ndërkombëtare me mandatin e OKB-së siç është KFOR, nuk janë të jashtëzakonshme dhe përbëjnë përgatitje për përballje me sfidat e ndryshme të sigurisë, duke ditur tërheqjen e NATO-së nga Afganistani dhe tensionet politike në Kosovë dhe rrezikun nga zjarret në regjion.

Sipas Miliç, Kosova edhe në rastin e zjarreve mbetet “vrimë e zezë”, pasi ajo nuk iu bashkua “Ballkanit të Hapur”.

"Albin Kurti mban qytetarët e Kosovës si peng edhe ata që votuan për te edhe serbët”, pasi dihet se Serbia ka bashkëpunim për reagim në situata të jashtëzakonshme me KFOR-in.

Ajo që kushtëzon situatën është certifikimi i FSK për situata të jashtëzakonshme, ndërsa ministria serbe e mbrojtjes si shtyllë veçantë ka mbështetjen e pushtetit civil lokal në situata të jashtëzakonshme, por ka edhe marrëveshje xhentellmene nga Brukseli se KFOR-i përcakton kush nga FSK mund të hyjë në veri.

"Ka përballke me mandatin e KFOR-it dhe duhet me gjasë të harmonizohet me vetën dhe të definojë çka do bëhet nëse ka zjarre apo fatkeqësi natyrore në atë pjesë” tha ajo.

Ajo kritikoi raportuesen e PE , se nuk di gjuhen shqipe për të vlerësuar shkallën e kërcënimit që vjen për bashkësinë serbe në veri të Kosovës.

"Kjo është deklaratë rrëqethëse në këtë moment të rëndë, mund të nxis tensione shoqërore, jo stabilitet dhe të humbet kontrolli e të biem në probleme, se kujt i takon mandati për veprim në ato situata emergjente”, tha Miliç.

Ajo konsideron se faktor i madh rreziku për siguri të bashkësisë serbe është fakti se Kramon edhe Kurti nuk pranojnë marrëveshjen e Brukselit, që nënkupton ndalesën e kalimit të FSK në veri dhe atë se KFOR merr vendim kush mund të hyjë në veri të Kosovës.

"Mesdheu verior, deti i ti, lindja e afërme janë një lloj frike dhe përgjigje që ndërlidhen me Ballkanin, ndërsa KFOR është misioni më i madh në këtë pjesë të botës”.

Miliç theksoi se KFOR edhe pa tërheqjen e NATO-së nga Afganistani ka pasur shumë sfida, duke parë shpërthimet e zjarreve në të gjithë regjionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat