Milazim Krasniqi tregon se si mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Lajme

Milazim Krasniqi tregon se si mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Nga: F.B. Më: 12 gusht 2021 Në ora: 09:24
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka deklaruar për “Kosovo-online” se është koha e fundit që Serbia të pranoj realitetin dhe të marr vendime racionale në lidhje me Kosovën, transmeton “Bota Sot”.

Ai theksoi se me normalizimin e raporteve me Kosovën, Serbia do të zgjidhte çështjen e anëtarësimit në BE dhe do të realizonte qëllime tjera strategjike në të cilat synon.

“Vojislav Koshtunica në kohën e tij ka thënë se Kosova është vend i NATO-së dhe vërtetë nëse shikojmë gjendjen aktuale të Kosovë, ashtu është. Me marrëveshjen e Kumanovës erdhi edhe statusi që ka sot Kosova, në atë kuptim Serbia do lirohej nga presioni i NATO-së kur do gjendej zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën, që po ashtu do të ishte interes strategjik i Serbisë”, tha Krasniqi.

Krasniq konsideron se pamundësimi që Kosova të afirmohet në skenën ndërkombëtare nuk është në interesin e Serbisë.

Në të njëjtën kohë, Serbia duhet të shtojë përpjekjet për normalizimin e raporteve me çka do të definonte edhe pozitën e bashkësisë serbe në Kosovë. 

“Interesi i tyre i vërtetë është gjetja e zgjidhjes së qëndrueshme, me çka serbët e Kosovës do të kishin pozicion më të mirë, sepse ata janë në presion të Serbisë dhe një injorim të Kosovës. Vuçiq flet sikur mbron serbët e Kosovës, por interesi i tyre i vërtetë është gjetja e zgjidhjes që ata të jetojnë të qetë, të zhvillohen dhe pranojnë realitetin që kanë dhe të kenë sa më shumë raporte me amën Serbinë. Sa më shumë që stabilizohet Kosova, më shumë do ketë hapësirë për afirmimin e serbëve në Kosovë” përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat