Dodik: S’ka pasur gjenocid në Srebrenicë, jam i gatshëm të shkoj në burg për këtë

Lajme

Dodik: S’ka pasur gjenocid në Srebrenicë, jam i gatshëm të shkoj në burg për këtë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 12:17
Milorad Dodik

Anëtari serb në presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik deklaroi se ai kurrë nuk do t’i pranonte akuzat se ka ndodhur gjenocidi në Srebrenicë dhe se ishte gati të shkonte në burg për hir të mbrojtjes së këtij qëndrimi.

“Unë absolutisht preferoj të shkoj në burg sesa të pranoj diçka që nuk ka ndodhur dhe ky është gjenocidi i supozuar në Srebrenicë. Ajo histori për gjenocidin e supozuar u bë aktuale në vitin 2002, shtatë vjet pas ngjarjes. Papritmas, gjithçka në lidhje me të bëhet e rëndësishme. dhe “tani gjithçka dihet. E vërteta është një – nuk kishte gjenocid””, tha ai, raporton mediumi serb ‘b92‘.

Ai tutje tha se raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për Srebrenicën, i kryesuar nga Gideon Greif, tashmë ka ndryshuar shumë, se ai duhet të përdoret në mënyrë sistematike dhe sipas tij, e vërteta është një – “nuk ka pasur gjenocid”.

“Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar iu përgjigj më së miri të gjithave dhe me të vërtetë duhet të përdoret sepse është i sistemuar nga njerëz, njohuritë e të cilëve, por edhe nga autoriteti, janë të padiskutueshëm. Pra, në këtë aspekt, ky raport ndryshon shumë”, deklaroi Dudik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat