Vitia: 80% e rasteve me CoVID-19 janë me variantin Delta

Lajme

Vitia: 80% e rasteve me CoVID-19 janë me variantin Delta

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 17:03
Foto nga vendi i nga konferenca e sotme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se varianti “Delta” i COVID-19 është mbi 80 përqind në rastet e reja.

Pas mbledhjes së qeverisë, ku u ndërmorën masat e reja, Vitia përmes një konference për media, tha masat e reja janë marrë duke konsultuar gjitha grupet e interesit.

Ai tha se secili rekomandim që vjen nga ekspertët mund të ketë ndryshime, qoftë me masa shtesë, ani pse vendimi vlen deri më 10 shtator.

Krahas kësaj, ai bëri thirrje për vaksinim kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat