Kështu i ndërroi Edi Rama qëndrimet për Kosovën ndër vite/Renditje kronologjike e deklaratave

Lajme

Kështu i ndërroi Edi Rama qëndrimet për Kosovën ndër vite/Renditje kronologjike e deklaratave

Nga: M.L. Më: 13 gusht 2021 Në ora: 21:32
Edi Rama

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi përmes një postimi në Facebook ka renditur në mënyrë kronologjike disa nga deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë.

Zaimi e ka nisur postimin e tij me vitin 2013, kur Rama kishte kërkuar në Beograd nga Serbia njohjen e Kosovës, për të vazhduar ndër vite deri te deklarata e fundit, se bashkimi i Shqipërisë me Serbinë është i mundur edhe pa e njohur Serbia- Kosovën, edhe jashtë BE-së.

Postimi i plotë i Zaimit në Facebook:

Në 2013 Rama thoshte në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Në 2014 Rama thoshte në Prizren se Shqipëria me Kosovën do të bashkohen brenda në BE.

Në 2017 Rama thoshte se po nuk i pranoi BE-ja, Shqipëria do të bashkohet me Kosovën.

Në 2018 Rama thoshte në Pejë se Shqipëria me Kosovën do të bashkohet deri në 2025, taksa 100% është e drejtë, Serbia është fajtor e Kosova viktimë dhe nuk ka treg të lirë pa e njohur Kosovën Serbia.

Në 2019 Rama thoshte në Berlin po hiqe taksën dhe ti o burrë.

Në 2020 Rama thoshte mirë bëtë që e nënshkruat minishengenin edhe pa e njohur Kosovën Serbia.

Në vitin 2021 Rama thotë, bashkimi me Serbinë është i mundur edhe pa e njohur Serbia Kosovën, edhe jashtë BE-së, ndërsa bashkimi me Kosovën nuk është i mundur as në BE as jashtë BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat