Jovanoviç: Perëndimi ka raport të butë ndaj Kosovës, po taktizon që të zbus qëndrimin e Serbisë në bisedime

Lajme

Jovanoviç: Perëndimi ka raport të butë ndaj Kosovës, po taktizon që të zbus qëndrimin e Serbisë në bisedime

Nga: F.B Më: 13 gusht 2021 Në ora: 23:09
Vladislav Jovanoviç

“Presioni i pamjaftueshëm i Perëndimit, para së gjithave i Gjermanisë dhe ShBA-ve ndaj Kosovës për të u bashkangjitur “Ballkanit të hapur” përbën presion indirekt ndaj Serbisë, ashtu që ajo të “zbutet” dhe nga ajo të merret lëshimi”, mendon diplomati i dikurshëm serb Vladislav Jovanoviç.

“Refuzimi i Prishtinës për t’u bashkuar në iniciativën “Ballkani i hapur” mund t’i kushtojë politikisht”, shtoi Jovanoviç, duke nënvizuar se kjo mund të ndodhë vetëm nëse kjo është kundër interesave të Perëndimit, para së gjithave Gjermanisë dhe ShBA-ve.

“Por, mua më duket se nuk është ashtu, por bëhet fjalë për taktizim, pak të pajtuar dhe u është lejuar, sepse kjo i përgjigjet palës perëndimore që Serbia sa më gjatë të gjendet në telashe, që të jemi më të butë në bisedime. Në mënyrë indirekte, ky është presion ndaj Serbisë, sepse po mos të ishte Serbia ata ia ngrehin veshtë edhe i rrijnë gatitu, ndërsa kjo që bëhet publikisht është kozmetikë”, tha Jovanoviç për “Tanjug”.

Jovanoviç tha se nëse Amerika apo Gjermania me të vërtetë do të donte të disiplinonte “të vegjlit e vet në Kosovë”, kanë mënyra që këtë ta bëjnë prapa dyerve të mbyllura. Mirëpo, “ata edhe më tutje konsiderojnë se Prishtina kështu si është mund të kryejë ndonjë rol taktik dhe ata e shfrytëzojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat