Deputeti që dridhi Serbinë, Shaip Kamberi takon gazetarin ndërkombëtar nga Gjeneva

Lajme

Deputeti që dridhi Serbinë, Shaip Kamberi takon gazetarin ndërkombëtar nga Gjeneva

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 15:48
Shaip Kamberi dhe Nefail Maliqi

Politikani numër një në Kosovën Lindore, Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë sot ka pritur publicistin dhe gazetarin ndërkombëtar nga Presheva në Gjenevë, Nefail Maliqin, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Para një viti pikërisht me 26 Nëntor, dy dite para ditës se flamurit, gjate fjalimit të tij në Kuvendin republikan të Serbisë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, mes tjerash vendosi edhe flamurin kombëtar shqiptar.

Vendosja e flamurit shqiptar, u bë gjatë kohës kur deputeti Kamberi po mbante fjalimin mbi mos përdorimin e simboleve kombëtare të pakicës shqiptare në Serbi, derisa të njëjtën të drejtë serbët e shfrytëzojnë në Kosovë dhe vendet e rajonit.

Vendosja e flamurit, i pengoi kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, që edhe kërkoi që flamuri shqiptar të largohet nga kuvendi.

Sot në Bujanoc Shaip Kamberi deputet i njohur nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë ka takuar gazetarin ndërkombëtar në Gjenevë.

Me z. Kamberi biseduam përveç situatës politike, ekonomike ne Luginën e Preshevës dhe Evropën juglindore, folëm edhe për rolin e mediave në avancimin e proceseve demokratike me synime proevropiane dhe euroatlantike.

Zoti Kamberi ka shprehur shqetësim lidhur me vazhdimin e diskrimnimit nga regjimi serb, sidomos me pasivizomin e adresave te qytetareve në Medvegjë dhe Lugine si dhe eksodin e shqiptareve nga Lugina e Preshevës për shkak papunësisë se madhe ne rajon.

Deputeti Kamberi me gazetarin nga Gjeneva kane biseduar edhe për rolin e diasporës shqiptare të cilët i quajti ambasador të vendit si dhe integrimin e tyre në shtetin helvetik dhe vendet tjera te BE-së.

Njëkohësisht deputeti shqiptar në bisedë me gazetarin tonë teë njohur në Zvicër, Maliqin biseduan edhe për rolin e diasporës shqiptare të cilët i quajti ambasador te vendit si dhe integrimin e tyre ne shtetin helvetik dhe vendet tjera te BE-se.

Deputeti nga Lugina e Preshevës ka vlerësuar larte rolin dhe angazhimin e gazetarit Maliqi në ngritjen dhe sensibilizimin e çështjes se Luginës se Preshevës dhe asaj mbare shqiptare ne arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat