Vdes aksidentalisht amerikani që trajnoi policët e Kosovës

Lajme

Vdes aksidentalisht amerikani që trajnoi policët e Kosovës

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 17:14
Ronnie Dodd

Ronnie Dodd, një polic 69-vjeçar amerikan, ish-shef i Policisë në Red Bank të Tennesse në ShBA, ka vdekur të shtunën pas një aksidenti me motoçikletë.

Aksidenti ka ndodhur në pronën e tij në Sale Creek, Tennesse.

Siç raporton NewsChannel9, një televizion lokal në Tennesse, Dodd kishte shërbyer për një kohë në Kosovë dhe rajon.

Si misionar i ShBA-ve në Kosovë, ai kishte stërvitur taktikisht policët në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Dodd, kishte shërbyer si trajnues policor edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat