Policia ka një njoftim me rëndësi për qytetarët rreth masave të reja anti CoVID-19

Lajme

Policia ka një njoftim me rëndësi për qytetarët rreth masave të reja anti CoVID-19

Nga: M.L. Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, vlerëson se evidentimi i rasteve të reja të infektimit me virusin COVID 19, ka qenë shqetësues për qytetarët dhe institucionet në përgjithësi.

Në një komunikatë për medie PK bën të ditur se pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit janë rritur kapacitetet në funksion të realizimit dhe implementim të këtyre masave në bashkërendim me autoritetet kompetente.

|Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa”, thuhet në komunikatë.

PK ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të Qeverisë me qëllim që të ruhet shëndeti publik si dhe pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit.

“Policia po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit anti-COVID-19. Andaj, respektimi i masave dhe kufizimeve në pajtim me vendimeve të fundit të nxjerra nga qeveria e vendit mbetet prioritet për parandalimin e virusit dhe ruajtjen e shëndetit publik”.

Gjatë 24 orëve të fundit nga PK-ja bëri të ditur se janë shqiptuar mbi 700 gjoba për persona juridik dhe persona fizik për mos respektim të masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat