Klinika e Pediatrisë fillon me shërbime të hemodializës për fëmijët

Lajme

Klinika e Pediatrisë fillon me shërbime të hemodializës për fëmijët

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 16:36
Foto Ilustrim

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas 3 vjetësh, ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës për fëmijët e moshës 0-5 vjeçare.

ShSKUK njofton se në mungesë të materialit shpenzues, ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018.

“Menaxhmenti i SHSKUK-së është angazhuar që të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme për furnizim me material harxhues, në mënyrë që në Hemodializë, pas një kohe të gjatë, të kthehet shërbimi i munguar.

Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë është hapur në vitin 2014”, thuhet në njoftim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat