Pyetet për ngarkimin e veturës me speca e bostane, mërgimtari bën me gisht nga gruaja

Lajme

Pyetet për ngarkimin e veturës me speca e bostane, mërgimtari bën me gisht nga gruaja

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 21:30
Mërgimtari

Mërgimtari bën me gisht nga gruaja kur pyetet për ngarkimin e veturës me speca e bostane

Pritjet e gjata në kufi nuk ndalojnë që mërgimtarët të vizitojnë vendin e tyre.

Veturat për në perëndim u ngarkuan me perime edhe këtë vit.

Një çift i intervistuar thotë se ka marrë diçka nga Kosova, por ka shumë mall për vendin e tij. Megjithatë, premtuan se brenda dy-tri viteve do të kthehen në Kosovë përgjithmonë.

“Diçka kam lanë (mall). Kom marrë speca e bostana. Kemi nejt pesë javë dhe kemi kalu shumë mirë. Boll po na merr malli për Kosovë, po çka me ba? Po duhet, edhe nja dy-tre vjet edhe duhet me u kthyer”, është shprehur mërgimtari.

Me kolona të gjata në kufi mërgimtarët përballen çdo ditë gjatë sezonit të pushimit. Vetëm sot, kolona në Merdare ka qenë e gjatë më shumë se dy kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat