Pamje kur Dardan Krivaqa nxirret nga objekti i gjykatës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore

Lajme

Pamje kur Dardan Krivaqa nxirret nga objekti i gjykatës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 11:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit Dardan Krivaqa, është ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas “Betimit për Drejtësi”, i njëjti ende nuk është shoqëruar për në emergjencë, por nga ekipet mjekësore është duke marrë ndihmën e parë.

Pas kësaj ai është nxjerrë nga objekti i gjykatës nën përcjelljen e forcave të shtuara të policisë.

Dardan Krivaqa është arrestuar dje si i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, M.O.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.

Ndryshe, 18 vjeçaria ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj pasditen e së dielës.

Viktima ishte dërguar aty nga Krivaqa dhe Sejdiu, të cilët më pastaj kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat