Tronditet një familje nga Vrapçishti, në vend të nënës në arkivol gjejnë trupin e një burri

Lajme

Tronditet një familje nga Vrapçishti, në vend të nënës në arkivol gjejnë trupin e një burri

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:06
Ilustrim

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur sot në fshatin Vrapçisht të Maqedonisë së Veriut.

Një familje, fëmijët e të cilës e prisnin arkivolin e nënës së tyre, nuk e pranuan atë.

Në vend të saj, në arkivol gjetën trupin e një burri.

Familjarët ende nuk e kanë gjetur trupin e pajetë të nënës së tyre, prandaj disa prej tyre janë në Klinikën Infektive në Shkup ku edhe kërkohet trupi i saj, pasi atje ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat