Ramiz Kelmendi befason me deklaratën: Ne në Kosovë jemi më të pasur, se mërgimtarët që jetojnë në Gjermani

Lajme

Ramiz Kelmendi befason me deklaratën: Ne në Kosovë jemi më të pasur, se mërgimtarët që jetojnë në Gjermani

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 11:28
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka thënë se në Kosovë bëhet jetë më e mirë sesa në Gjermani.

Sipas Kelmendit edhe mërgimtarët tanë që jetojnë në Gjermani, kur vijnë në Kosovë e shijojnë jetën shumë më mirë.

“Shumica e të rinjve mendojnë se në Gjermani jetohet, se ata kanë një jetë shumë të mirë. Ju e dini që ne në Kosovë, jemi shumë më të pasur se ata në Gjermani. Jetën që e bajmë ne në Kosovë, ata në Gjermani as që e shohim andërr.

Kur vijnë mërgimtarët toanë, ata këtu bajnë jetë, atje hekin keq, për arsye se duhet me punu. Atje kur të shkojsh prej pune, veç duhet me pushu se nuk munesh me folë, nuk munesh me dalë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat