Gastronomët pajtohen me masat anti-CoVID-19, por i kanë disa kërkesa për qeverinë

Lajme

Gastronomët pajtohen me masat anti-CoVID-19, por i kanë disa kërkesa për qeverinë

Nga: M.L. Më: 27 gusht 2021 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Anëtarët e Kuvendit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, thonë se e mirëkuptojnë vendimin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, për masa të reja kundër virusit CoVID-19.

“Ky Vendim i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë është shumë i mirë-kuptueshëm, duke u bazuar në gjendjen epidemiologjike të rënduar me Covid-19, e cila gjithsesi duhet të menaxhohet, dhe për të cilën kemi qenë gjithnjë në gatishmëri ta përkrahim si shoqatë. Duke inicuar dhe fuqizuar fushatën rreth vaksinimit, të cilën e përkrahim dhe do të vazhdojmë ta përkrahim me kreativitetin dhe thirrjen tonë publike, si dhe propozimet në raport me masat të cilat gjithnjë kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe ekonomik! “, thuhet në një njoftim të lëshuar pas mbledhjes së kuvendit të kësaj shoqate.

Mirëpo, gastronomët potencojnë se këto kufizime nuk janë të drejta, kur mungon edhe përkrahja e Qeverisë sonë ndaj këtij sektori.

“Bizneset po mbyllen dhe të njëjtat po lihen në mëshirën e temperaturave atmosferike dhe kapaciteteve të secilit veç e veç me hapësira katrore të terasës, për ti dalë ballë shpenzimeve operative ku përfshihen pagat e punëtorëve dhe obligimet e qirasë, likuidimit të kredive, obligimeve ndaj ATK-së, etj. Gastronomia edhe njëherë po bëhet vetëm kurban i këtyre masave, ndoshta edhe me të drejtë, mirëpo, me kufizime të tilla dhe pa përkrahje financiare, duke rrezikuar fatin e shumë punëtorëve dhe bizneseve, një vendim të tillë është veçse i dëmshëm për ekonominë dhe qytetarët”, thuhet tutje.

Sipas gastronomëve, kto kufizime duhet të shoqërohen me përkrahje financiare apo me ndryshim të politikave fiskale dhe me vizion për lehtësimin e të bërit biznes në një kohë të tillë të jashtëzakonshme.

“Si Shoqatë mendojmë që është i nevojshëm një bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përkatësisht me ministrin z. Hekuran Murati, për ti gjetur disa modalitete të tilla të domosdoshme. Asnjë prej masave emergjente të ndërmarrura nga të dy Qeveritë që kanë menaxhuar me pandeminë, nuk janë kompletuar deri në fund pasi që ka shumë biznese që kanë raportuar që nuk kanë përfituar nga to, e që gjithnjë dhe natyrisht që gastronomia bën pjesë me përqindje të madhe”, theksohet në komunikatë.

Këtu mund ta lexoni postimin e plotë të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat