Beogradi përgatit befasi për Prishtinën: Të mos bojkotohen bisedimet, por...!

Lajme

Beogradi përgatit befasi për Prishtinën: Të mos bojkotohen bisedimet, por...!

Nga: F.B Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:53
Sheshel

Kreu i radikalëve serb ka thënë në Pink TV se “Serbia duhet me vendosmëri të reagojë në vendimin e shkallës së parë ndaj Todosijeviç, lidhur me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-së në ceremoninë e shënimit të asaj dite në Zveçan, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Si dihet Todosijeviç është dënuar lidhur me deklaratën se Reçaku ishte i shpikur dhe terroristët shqiptar kanë vazhduar kryerjen e krimeve edhe pas hyrjes së forcave ndërkombëtare.

“Shkas për agresion ndaj vendit tonë ishte e ashtuquajtura katastrofa humanitare në hapësirën e Kosovës, u shpik Reçaku pikërisht terroristët shqiptar që shpikën atë, kanë kryer krime për të cilat askush nuk është përgjigjur. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-së dhe kanë vrarë nikoqirët serb e atë e kanë vazhduar edhe pas hyrjes së forcave ndërkombëtare” ka thënë Todosijevç në prill, kundër të cilit pat nisur hetimi.

Sheshel ka thënë se Serbia duhet me vëmendje të në mënyrë diplomatike të përgjigjet në këto provokime nga Prishtina.

“Nuk do ishte e mençur që mos të shkojmë në bisedime përderisa nuk zgjidhet kjo, sepse o thuhet se Serbia po minon bisedimet. Por në bisedimet e paralajmëruar duhet të mos jenë të nivelit të lartë, nuk duhet shkojë presidenti, por ndonjë ministër apo funksionar shtetëror i rangut më të ultë dhe të ju thotë se nuk kemi çka të bisedojmë derisa nuk lirohet Todosijeviç, nuk mundësohet gjykim korrekt dhe nuk respektohet marrëveshja e Brukselit për panel me dy gjyqtar serb e një shqiptar”- tha Vojislav Sheshel.

Sipas kreut të radikalëve ky ishte kusht që gjykatat serbe të hyjnë në institucionet e përkohshme të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat