Ekspertët shëndetësorë të LDK-së dalin me 8 rekomandime për Qeverinë Kurti

Lajme

Ekspertët shëndetësorë të LDK-së dalin me 8 rekomandime për Qeverinë Kurti

Nga: M.L. Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:33
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e konsideron tragjedi kombëtare vdekjen e 36 qytetarëve nga CoVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas tij, abstenimi i shtetit përfundon në tragjedi.

“Pa fjalë. Është tragjedi kombëtare kjo. Bashkëndjejmë me 36 familjet kosovare sot e me qindra të tjera që humbën të afërmit këto ditë. Jemi të gjithë në zi. Fatkeqësisht, ka javë të tëra që po ngrisim zërin për rritjen eksponenciale të t’prekurve në pandemi; pa ndonjë reagim thelbësor të Qeverisë. Abstenimi i shtetit përfundon në tragjedi”, u shpreh Abdixhiku.

Ai iu bëri thirrje pushtetarëve të Qeverisë të dalin në krye të përgjegjësisë dhe të sillen si shtet.

Ai tha se LDK ia ofron qeverisë 8 rekomandimet të ekspertëve të saj të shëndetësisë, që duhen të implementohen menjëherë dhe pa vonesë:

1. Të shtohen ditët e vaksinimit në shtatë; vikendeve s’mund të pushohet më. Në këtë gjendje alarmante pushimi i shtetit është i pakuptimtë.

2. Të hapen qendrat mobile të vaksinimit nëpër secilën komunë nëpër Kosovë. Të shpërndahen vaksinat tek qytetarët tanë e të thjeshtohet i gjithë procesi vaksinues.

3. Të shtrëngohen masat për të pavaksinuarit e të lehtësohen për secilin tjetër që përfundon këtë proces të domosdoshëm e jetik.

4. Të rritet numri i stafit shëndetësor në Kosovë; në mënyrë që të ndihmohen kapacitetet e ngarkuara që i kemi sot.

5. Të vendosen të gjithë inspektorët në terren, të mbahet rregull në secilin vend. Rregullat e vendosura në letër e pa mbikqyrje mbesin vetëm fjalë.

6. Të jepen shtesat financiare për stafin aktual; të ndahet menjëherë buxhet dinjitoz dhe jo lëmoshë! Stafi shëndetësorë ka nevojë; janë të dërrmuar me mbi 18 muaj angazhim.

7. Të shtohen shtretërit për të hospitalizuar qytetarët tanë; Klinika Infektive është mbi çdo kapacitet normal.

8. Qeveria të merret vetëm me pandemi dhe me urgjencë. Të tregojë lidership e të shpëtojë jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat