Kryetarja e Preshevës thotë se në Serbi sot e mori dozën e tretë të vaksinës COVID-19

Lajme

Kryetarja e Preshevës thotë se në Serbi sot e mori dozën e tretë të vaksinës COVID-19

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:57
Ardita Sinani

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, thotë se sot ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës anti-COVID në Serbi.

Ajo ju ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe mos ta rrezikojnë jetën e tyre dhe të afërmëve.

”Sot, mora dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Ju lutem të vaksinoheni! Pa përjashtim.

Pandemia është në mesin tonë. Edhe rastet fatale.

Vaksinimi është mbrojtja e dëshmuar. E jetës sonë dhe e jetës të të tjerëve.

Vaksinimi është obligim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat