​22 vite ende në pritje

Lajme

​22 vite ende në pritje

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë përmes një aksioni rrugor sot për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, duke i rikujtuar shoqërisë, si dhe institucioneve se çështja e personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur dhe familjarët e të pagjeturve dhe shoqëria kosovare vazhdojnë të përballen me mohimin e të drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

Me slloganin ’22 vite ende në pritje’ përmes 22 siluetave të vendosura në sheshin “Ibrahim Rugova”, YIHR KS simbolikisht shfaqi pritjen përgjatë 22 viteve të personave të pagjetur, si dhe për angazhim dhe përkushtim nga Qeveria e Kosovës për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë.

“Përderisa kjo çështje vazhdon të neglizhohet dhe të mos trajtohet me seriozitetin e duhur, YIHR KS do vazhdojë të bashkëndjejë me dhimbjen e familjarëve të personave të pagjetur duke e mbajtur aktuale këtë temë edhe përtej datave që shënohen ndërkombëtarisht.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)) është themeluar në vitin 2004. Për më tepër se 17 vite, YIHR KS promovon, mbron dhe avokon për të drejtat e njeriut, proceset e ballafaqimit me të kaluarën, sundimin e ligjit dhe vlerat qytetare si parime fundamentale për një shoqëri të lirë, të përgjegjshme dhe progresive, demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, thuhet në një njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat