Vdes një punëtor i KEDS-it

Lajme

Vdes një punëtor i KEDS-it

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 20:51
Ekremi

Ka vdekur një punëtor i KEDS-it, e kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Sindikalistet E Distribucionit Keds.

Postimi i plotë:

Sot e humbëm Ekremin!Kolektivi mbetë pa një bashkëpuntor të jashtëzakonshëm e KEDS pa një profesionist të vërtet.Humbja nuk është vetëm kaq, por edhe kryeqyteti ynë Prishtina mbetë pa mbikqyrësin e rrjetit elektrik, profesionistin që 24h në ditë e kishte mendjen e trupin në Prishtinë.Ai jo vetëm që ishte koordinator rrjeti edhe një ‘enciklopedi elektrike’ i Kryeqytit, pasi që të gjithë rrjetin ajrorë e tokësor, me kabllo e trafo e kishte në kokë dhe pa menduar gjatë i gjente zgjidhjet.Ai edhe sot, pas një sulmi në zemër, ja dorëzoi shpirtin Zotit sa ishte në detyrë, gjatë punës në monitorim të rrjetit.Lamtumirë Ekrem! Çofshë nën përkujdesjen dhe mëshiren e Zotit

Ngushëllime familjes, kolegëve e ngushëllime edhe qytetarëve të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat