“Ça keni me ni e me pa se çka kanë bo patriotat me Kosovën”, çfarë po paralajmëron Driton Tali?

Lajme

“Ça keni me ni e me pa se çka kanë bo patriotat me Kosovën”, çfarë po paralajmëron Driton Tali?

Nga: M.L. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 22:08
Driton Tali

Drtion Tali, këshillar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ende opinioni nuk ka parë e dëgjuar se çfarë ka ndodhur me Kosovën nga qeverisjet e kaluara.

Sipas Talit, të gjitha ankesat për gjendjen me CoVID-19 e "Ballkanin e hapur" janë mbulesë për keqpërdorimet e tyre.

“Ju kom kallxu: hala kurgjo s'keni ni e s'keni pa!

Pritni, pritni edhe pak, ça keni me ni e me pa (se çka kanë bo patriotat me Kosovën), menve zarar!

Krejt k'to klithje që po i dëgjoni jo Kovidi, jo Open Balkan e blla blla blla, dhimtën e kanë tjetërkund!”, ka shkruar Tali.

Ndryshe, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati , ka thënë se janë bërë shumë keqpërdorime në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë saktësisht për 16 zona kadastrale, nga Qeveria Haradinaj.

Veç tjerash, Murati ka thënë se tashmë është konstatuar se qeveria Haradinaj ka falsifikuar me shumën prej 12 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat