24 orëshi i fundit, afro 4 000 gjoba për mosrespektim të masave

Lajme

24 orëshi i fundit, afro 4 000 gjoba për mosrespektim të masave

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 10:12
Policia e Kosovës

3981 gjoba janë shqiptuar në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti-COVID.

Siç ka njoftuar policia e Kosovës në raportin ditor, në bazë të ligjit anti-COVID janë shqiptuar edhe 1405 tiketa trafiku.

Ndryshe nga e hëna në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja anti-COVID, pas rritjes alarmante të shifrave me COVID-19.

Gastronomia do të funksionojë në hapësirë e orar të kufizuar, ndërsa është bërë obligative sërish edhe bartja e maskave, si dhe është kufizuar orari i qarkullimit pas orës 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat